Rezolutë kundër raportit të Dick Martyt/ Rama e Balla në Strasburg, takojnë kreun e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rezolutë kundër raportit të Dick Martyt/ Rama e Balla në Strasburg, takojnë kreun e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Delegacioni shqiptar me kryeministrin Rama dhe kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla zhvilloi një takim në Strasburg me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox.

 

Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet e Dick Martyt për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe në Kosovë.

 

Advertisement

Balla shkruan në facebook se kjo kërkese është bërë në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

 

I kërkojmë Maqedonisë së Veriut dhe delegacionit të saj në APKiE të mbështesë këtë démarche në dobi të qartësimit të së vërtetës përkundrejt shpifjeve dhe të pavërtetave në raportin që frymëzoi atë Rezolutë në vitin 2011. Shqipëria shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën.

 

Advertisement

Kreu i grupit parlamentar socialist shkruan më tej se Kuvendi i Shqipërisë i përcolli zyrtarisht Këshillit të Evropës Rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, miratuar unanimisht në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik 2022.

 

Me Rezolutën janë njohur tashmë:

 

Advertisement
  1. Vendet anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;

  2. Sekretarja e Përgjithshme të Këshillit të Evropës;

  3. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës;

  4. Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

    Advertisement
  5. Sekretarja e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

  6. Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;

  7. Komiteti për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

 

Advertisement

 

Kuvendi i Shqipërisë, shton Taulant Balla,  i kërkon Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi dhe përsërit thirrjen e tij për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy