
Partia Socialiste ka arritur të sigurojë deri në mesnatë 4 bashki, atë të Elbasanit, Kamzës, Vorës që u numëruan elektornikisht dhe Pustecin, bashkia e parë që nxorri rezultatin.
Ndërkohë që procei i numërimit vijon në bashkitë e tjera, ku mazhoranca dominon në shumicën e tyre nga rezultatet paraprake.
Deri tani, nga kutitë që janë hapur koalicioni Bashkë Fitojmë i drejtuar nga Berisha dhe Meta po kryesojnë në disa bashki të vendit.
Në Lezhë, Pashk Gjoni i BF-së ka marrë 213 vota, ndërsa Pjerin Ndreu i PS 137 vota.
Në Rrogozhinë, deri tani koalicioni kryeson me 387 vota që ka marrë Shkëlqim Hoxha, ndërsa Edison Memolla i PS ka marrë 346 vota.
Në Mirditë, kandidati i BF-së Albert Melyshi kryeson me 450 vota, ndërsa Ndrec Dedaj nga PS me 385 vota.
Edhe në Peqin harta është ngjyrosur blu. Mustafa Pashja i koalicioni Berisha-Meta ka marrë 1116 vota, ndërsa rivali i tij socialist Bukurosh Maçi ka marrë 1109 vota.
Edhe Në Belsh, Has, Memaliaj, Pukë dhe Fushë-Arrëz, kryesojnë kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë.