Rihapet dosja “Gërdeci”/ Gjykata e Posaçme vendos rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rihapet dosja “Gërdeci”/ Gjykata e Posaçme vendos rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Rinisin hetimet për dosjen “Gërdeci dhe ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Shkallës së pare ndërsa vendosi rigjykim për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46, të ligjit 98/2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.09.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe të trashëgimtarëve të viktimës E.D., u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi, për çështjen penale nr. 212 akti, datë 03.09.2021 regjistrimi, ku Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy