Riinfektimi me Covid/ Epidemiologu: S’është raportuar asnjë rast vdekjeje deri më sot në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka folur në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” për dinamikën e infektimeve nga Covid dhe dyshimet për riinfektimet dhe variantet e reja të virusit.

Alimehmeti u shpreh se rritja e ndjeshme e infektimeve me koronavirus lidhet edhe me praninë e varianteve të reja, ndërsa solli rastin e 22-vjeçares shqiptare, e cila u identifikua në Gjermani.

“Festat ikën. Janari erdhi i ftohtë. Duhet diskutuar edhe varianti britanik. Edhe ne patëm nga autoritetet gjermane konfirmimin e një rasti. Ne do presim laboratoret gjermane. Nëse përhapet, numri i transmetueshmërisë është më i lartë. Simptomat e raportuara janë njësoj, format e rënda janë njësoj; problemi është tek transmetueshmëria. Bllokon spitalet.

Sa iu përket dyshimeve për riinfektime në Shqipëri, Ilir Alimehmeti theksoi se deri më sot nuk është raportuar asnjë viktimë nga riinfektimi.

Advertisement

“Mundësitë ekzistojnë. Riinfektimet janë disa grada: të padokumentuara, diçka të dokumentuar ose të dokumentuar mirë, janë në nivelin rreth 1 për 1000. Nuk përjashtohen edhe format e rënda. Deri më sot nuk është raportuar asnjë rast i vetëm vdekjeje nga riinfektimi, në nivel bote.  

Sa iu përket ilaçeve që përdoren për trajtimin e Covidit, epidemiologu veçoi protokollet e ndjekura në Austri, Gjermani e Itali.

“Protokolle mund të ndryshojmë shumë, por më shumë duhet të ndryshojmë respektimin dhe mungesën e presionit. Protokollet austriakë, gjermanë, italianë janë më të lehtë sesa realiteti ynë shqiptarë, bombardimi me shumë mjekim, antibiotikë, antiviralë. Fazat e para janë shumë të lehta. Janë të rralla ato faza që kërkojnë mjekim shumë të fortë.”

I pyetur nëse ka raste infektimesh pas vaksinimit, Alimehmeti theksoi: “Po! Vaksina nuk është 100 për qind efektive. 94,7 është më efektivja, Pfizer. Kur ke vetëm një dozë, kjo mundësi rritet akoma edhe më shumë.”

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy