Rikthehen turistët në Gjirokastër/ Më të vizituarat, kalaja dhe shtëpia e Kadaresë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehen turistët në Gjirokastër/ Më të vizituarat, kalaja dhe shtëpia e Kadaresë

Edhe pse muaji gusht dhe shtator përkon me kulmin e sezonit turistik në Gjirokastër, në këto ditë të para pranvere nuk kanë munguar vizitorët e huaj.

 

Ndonëse të pakët në numër, ata shprehen të mahnitur nga arkitektura e qytetit të gurtë por dhe kulinaria. Turistët thonë se vendosën të vizitojnë shqipërinë pasi lexuan librat e shkrimtarit Ismail Kadare.

 

Advertisement

“Ushqimi është shumë i mirë. Dhe njerëzit janë të mirë. Vizitova kështjellën. Shumë impresionuese. Po ashtu, vizitova muzeun arkeologjik dhe shtëpinë e Ismail Kadaresë. U influencova për të vizituar vendin, pasi lexova librin e Ismail Kadaresë “gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

 

“Hera e parë këtu. E duam këtë vend, është shumë i bukur. Nuk e dinin si ishte Shqipëria. Por kur erdhëm ramë në dashuri me këtë vend. Po ua rekomandojmë dhe miqëve për të ardhur.”

 

Advertisement

Synimi kryesor, sipas autoriteteve, për këtë vit është rrija e numrit të vizitorëve vendas e të huaj. Kjo për shkak edhe të investiemeve të shumta që po kryhen.

 

BLERIM KORE – DREJTOR I TURIZMIT, GJIROKASTER

“Aktualisht janë në hapat e fundit të restaurimit në muzeun etnografik dhe shtëpia e Ismail Kadaresë. Janë dy muzeume të rëndësishme. Synojmë të jenë në funksion të tërheqjes së turistëve. Edhe në muzeun e armëve, në kalanë e Gjirokastrës kemi kryer punime.”

Advertisement

 

Vitin e kaluar, Gjirokastra u vizitua nga rreth 90 mijë turistë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin rusë. Për shkak të luftës në Ukrainë, Drejtoria e Turizmit po punon që të targetojë vizitorë nga vende të tjera të Europës, por jo vetëm.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy