Rikthehet konfikti i dy viteve më parë/ Djali “i të fortit të Pogradecit” kërkoi hakmarrje?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet konfikti i dy viteve më parë/ Djali “i të fortit të Pogradecit” kërkoi hakmarrje?!

Pasditen e sotme, në Pogradec është rikthyer një konflikt i nisur dy vite më parë.

 

Fierdeus Berberi dhe Greis Maxhari, kanë plagosur me armë Joan Muçllarin pranë hotel “Kalasë” në Pogradec. Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili dy vite më parë qëlloi ndaj hotel “Volorekës” në tentativë për të vrarë babain e të plagosurit të ditës së sotme, Joanit, Jetmir Muçllarin.

 

Advertisement

Ilir Berberi ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.  52-vjeçari ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht 2020 hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

 

Gati 2 vite pas atentatit, Firdeus Berberi, djali ‘i të forti të Pogradecit’, në shenjë hakmarrjeje për babain e tij në burg, ka qëlluar me kallashnikov  mbi Joan Muçllarin, djalin e Jetmir Muçllarit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy