Rikthimi i e-Albania/ Ministrja Kushi njofton afatin e ri për regjistrimet në klasa të para dhe të dhjeta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthimi i e-Albania/ Ministrja Kushi njofton afatin e ri për regjistrimet në klasa të para dhe të dhjeta

Pas rikthimit të shumicës prej shërbimeve digjitale të platformës e-Albania është rikthyer edhe shërbimi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë.

 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka njoftuar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale rinisjen e shërbimit, si dhe afatin e rishikuar për regjistrimet.

 

Advertisement

Statusi i plotë i Ministres Evis Kushi:

Ju njoftoj se sot kanë rifilluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 – 2023.

Afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022.

Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy