Rindërtimi i një pallati të dëmtuar nga tërmeti/ Cënohet siguria e një objekti 3-katësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rindërtimi i një pallati të dëmtuar nga tërmeti/ Cënohet siguria e një objekti 3-katësh

Rindërtimi i një pallati të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, po cenon sigurinë dhe distancën e një objekti 3-katësh në këtë zonë.

Godina ka pësuar çarje në disa vende, ndërsa pronaret pretendojnë se pallati nuk po ndërtohet në gjurmet e atij ekzistues, pasi projekti është ndryshuar në fund të muajit gusht dhe distanca me objektin e tyre është lënë 5 metra nga mbi 10 që ishte më parë.

Pronaret thonë se jetojnë me frikë, pasi godina rrezikon shembjen.Për këtë çështje kanë bërë edhe kallëzim penal, por sipas tyre institucionet e vendore nuk po veprojnë.

I kontaktuar përmes telefonit për këtë çështje nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj thotë se pallati që po ndërtohet po realizohet në bazë të lejes së dhënë nga Bashkia konform ligjit për urbanistiken dhe nuk cenon aspak sigurinë e objektit 3 katësh, ndërsa shton se ndryshimi i projektit është bërë për ruatjen e distances me objektet e tjera perreth, por siç shihet edhe nga pamjet pallati eshte distancuar nga rruga dhe i eshte afruar nderteses tre kateshe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy