Rindërtimi i shtëpive në Farkë/ Veliaj: Çdo banesë me kushte më të mira pas tërmetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rindërtimi i shtëpive në Farkë/ Veliaj: Çdo banesë me kushte më të mira pas tërmetit

Ndërsa kanë kaluar dy vite që nga tërmeti i 26 nëntorit, rindërtimi i shtëpive në farkë vijon edhe këto ditë të fundvitit. Banesa më e re i takon një banori të zonës që ka një hapësirë më të gjerë dhe kushte më të mira.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

 

“Ne kemi dy mundësi: Ose të merremi me logje, t’i vëmë gjoba njëri-tjetrit, ose merremi me punë, që të ngelet një vepër konkrete, një ndërtesë, një shtëpi, një pallat, një kopsht, një shkollë, një çerdhe, një park. Me këtë moto, me fokusin te puna, jemi si dita me natën. Farka ishte një nga vendet më të prekura nga tërmeti, me rreth 100 shtëpi të dëmtuara, por sot themi se janë rindërtuar 100 vila, sepse këto janë vila.”

 

Kryebashkiaku bëri me dije se në fillim të vitit tjetër do të nisë puna për ndërtimin e rrugës së “Agallarëve” dhe për tregun e madh Agro-ushqimor në zonën e Farkës.

Advertisement

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

Advertisement

“Që në fillim të vitit tjetër do të nisim punë për rrugën e Agallarëve – është një komunitet e një lagje nga më të vjetrat e Farkës, ndoshta hapësira e fundit ku ende duhet të vëmë dorë këtu. Gjithashtu, do vazhdojmë me kolegët tanë amerikanë edhe me kopshtin dhe çerdhen dhe besoj se projekti më i madh, që rastësisht qëllon të ndërtohet në Farkë, por do i shërbejë të gjithë zonës rurale, është Tregu i Madh Agro-ushqimor.”

 

Veliaj ftoi të gjithë shqiptarët pa dallime politike, që të bëhen bashkë në mënyrë që vendi të bëjë përpara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy