Rindërtimi i Spitalit Infektiv/ Transferohet shërbimi i urgjencës kirurgjikale nga QSUT

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rindërtimi i Spitalit Infektiv/ Transferohet shërbimi i urgjencës kirurgjikale nga QSUT

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të fillojë rindërtimi i Spitalit Infektiv duke bërë që shërbimi për pacientë do të ofrohet në ambientet e spitalit Covid3.

 

Ndërkohë shërbimi i urgjencës kirurgjikale do të ofrohet në ambientet e urgjencës kirurgjikale në QSUT. Për këtë arsye, urgjencat kirurgjikale të Kirurgjisë së Përgjithshme Abdominale të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të transferohen pranë Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke filluar nga data 27.12.2021.

 

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thote se ka marrë masa që investimi të vijojë për projektin madhor të Spitalit Infektiv, teksa po krijohen kushtet e duhura për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në shërbimin e urgjencës kirurgjikale dhe spitalit Covid3.

 

 

“Në kuadër të riogranizimit, MSHMS informon se do të bëhet zhvendosja e urgjencave kirurgjikale në spitalet ‘Shefqet Ndroqi’ dhe Spitalin Universitar të Traumës, koordinimi i të cilave do të kryhet nga Urgjenca Kombëtare.

Advertisement

Ndërhyrjet kirurgjikale të urgjencës në shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme abdominale, do të kryhen për pesë ditë në javë në Spitalin e Traumës, më konkretisht, nga dita e hënë deri të enjte si dhe ditën e dielë, ndërsa dy ditë në javë, të premte dhe të shtunë do të kryhen në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton edhe njeherë numrin 127 për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor. Koordinimi i të gjithë urgjencave kirurgjikale, ashtu si të gjithë urgjencat mjekësore do të kryhet nga Urgjenca Kombëtare”, thuhet ne njoftim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy