Rindërtimi/ Rama dhe Soreca inspektojnë punimet në Krujë: Së shpejti, nisin projektet për kulturën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rindërtimi/ Rama dhe Soreca inspektojnë punimet në Krujë: Së shpejti, nisin projektet për kulturën

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE Luigi Soreca ishin këtë të hënë në Krujë, për të inspektuar punimet për rindërtimin e zonës pas tërmetit.

 

Ata panë nga afër si po ecin punimet në shkollën 9-vjeçare “Sherif Dervishi”, që bën pjesë në bllokun e dytë të shkollave të financuara 100% nga Bashkimi Europian. Kjo shkollë do të mirëpresë 230 nxënës të kësaj zone.

 

Advertisement

“Shkolla ka 14 ambiente të reja. 9 janë klasa shkolle, nga klasa e parë deri në të nëntën. Ka laboratorë fizike, kimie, informatike, ka sallë polifunksionale, bibliotekë. Ka palestër dhe fushë sportive të hapur”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

 

Paralelisht me ndërtimin e shkollës së re, kanë vijuar investimet edhe në infrastrukturën rrugore. Ndërkaq, Luigi Soreca tha se së shpejti do nisin projektet për kulturën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy