Rindërtohen në Belsh banesat për familjeve në nevojë, Gjiknuri: Paketë e mirëfilltë sociale, adreson nevojat e komunitetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rindërtohen në Belsh banesat për familjeve në nevojë, Gjiknuri: Paketë e mirëfilltë sociale, adreson nevojat e komunitetit

Janë 120 familje në nevojë të cilat kanë përfituar nga programi i Bashkisë Belsh dhe Ministrisë së Financave për ndërtimin e shtëpive. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Belshit Arif Tafani ishin sot në familjen e Lutfi Dervishit, e cila është një nga 58 familjet e tjera përfituese këtë vit nga ky program.

Deputeti Gjiknuri u shpreh se programi i qeverisë adreson nevojat e njerëzve në nevojë për strehim.

 

“Është interesante sepse nuk ka vetëm një program rindërtimi të atyre që janë prekur nga tërmeti për, por ka edhe një program siç po bëhet këtu në Bashkinë e Belshit me mbështetjen e qeverisë, për adresimin e familjeve në nevojë. Pra, shtëpi në gjendje të vështirë të cilat riparohen apo edhe rindërtohen me qëllim që t’u vihet në ndihmë njerëzve në nevojë. Është një paketë e mirëfilltë sociale sepse adreson ato që janë në nevojë”, theksoi Gjiknuri.

Advertisement

 

Kryetari i Bashkisë së Belshit Arif Tafani u shpreh nga ky projekt dy vitet e fundit kanë përfituar 120 familje.

 

“Është një projekt i Ministrisë së Financave bashkë me Bashkinë e Belshit për përmirësimin e banesave të njerëzve në nevojë. Këtë vit projekti përfshin 58 familje të cilave do u përmirësohen kushteve të banimit. Në dy vitet e fundit ky projekt në Bashkinë Belsh ka prekur 120 familje. Projekti Falë këtij ka filluar në nëntor të vitit 2021 dhe është në fazën përfundimtare”, tha Tafani.

Advertisement

Falë këtij projekti, shumë prej familjeve në nevojë kanë tashmë banesa jo vetëm më të sigurta, por dhe me hapësira më të mëdha dhe me kushte shumë herë më të mira se më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy