Rinis operacioni “Bregdeti ynë” në zonën Radhimë-Orikum/ Pronarët: I kemi ndërtuar me gjak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rinis operacioni “Bregdeti ynë” në zonën Radhimë-Orikum/ Pronarët: I kemi ndërtuar me gjak

EFROSINA PAPA – GAZETARE

“Pas një pauze dhe ndërprerje për shkak të sezonit veror ka rinisur aksioni bregdeti ynë. Pas disa objekteve të prishura ne zonën e Himarës. Sot në mesditë bregdeti ynë është stacionuar në plazhet Radhimë-Orikum.”

 

 

Advertisement

Aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit nisi me shembjen e dy objekteve të para. Ndërkohë nuk pati kundërshti nga pronarët, të cilët thanë se nuk ishin njoftuar më herët nga ana e autoriteteve për ndërhyrjen.

 

“E kam ndërtuar me gjak.  Para një viti e gjysmë dhamë dokumentet, por s’na kthyen përgjigje. Njerëz që punojnë me djersë nuk ka.”

“Kemi 23 vjet këtu në Radhimë, kemi hedhur këtu miliona lek. Kemi paguar taksa, kabinat i kemi në legalizim dhe vijnë pa lajmëruar dhe i prishin. Jo jo, nuk na kanë sjellë shkresë.”

Advertisement

 

Në zonën e plazhit të Radhimës dhe Orikumit janë parashikuar të shemben rreth 15 objekte.

 

SIMBOL PAZAJ – DREJTORI I IKMT VLORE

Advertisement

“Ka pasur subjekte që kanë pasur leje provizore të përkohshme dhe kane aplikuar qofte për legalizim qofte dhe për të marrë leje të përhershme këto ne do t’i shikojmë rast pas rasti se kush është legalizuar do të skualifikohet nëse jo do vazhdojmë me prishjet.”

 

Aksioni i nisur në muajin qershor, do të shtrihet edhe në zonat e tjera bregdetare të vendit. Deri më tani nga ana e IKMT janë shembur mbi 130 ndërtime pa leje.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy