Gati 1 muaj pas aksidentit tragjik që i mori jetën ekskavatoristit në rrugën e Dukagjinit ka rinisur puna.
Shpërthimi i telekomanduar i shpatit të malit ky ndodhi shembja, i dha “dritën jeshile” rinisjes së punës dhe mundësisë që banorët e zonës të komunikojnë me Shkodrën dhe anasjelltas.
Advertisement
Për shpërthimin e kryer është mbajtur një distancë e lartë sigurie mbi 350 metër në vijë ajrore në mënyrë që të mos kishte dëmtime të punonjësve, por edhe rrezik për shkarje.
kjo është konsideruar si pika më e vështirë e ndërhyrjes për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, punë e cila pritet që brenda 6 muajsh të shënojë përfundimin e lotit të parë nga Prekali në drejtim të fshatit Lotaj.
Advertisement