Rinis seanca për Malltezin dhe Bektashin në GJKKO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rinis seanca për Malltezin dhe Bektashin në GJKKO

Ka rinisur seanca në gjykatën e Posaçme për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, të cilët akuzohen për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

 

Avokatët e tyre kërkuan më shumë kohë për tu njohur me materialet e dosjes hetimore.

 

Advertisement

Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi.

 

Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

 

Advertisement

Ndërkohë që ish kryeministri Berisha, pavarërisht kundërshtimeve, do të merret nesër në pyetje në orën 14:00, si person nën hetim.

 

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

 

Advertisement

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy