Rinumërimi në Durrës/ LSI rikuperon disa vota deri tani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rinumërimi në Durrës/ LSI rikuperon disa vota deri tani

LSI ka rikuperuar disa vota në procesin e rinumerit të votave për 108 kuti  në qarkun e Durrës.

Ky proces po realizohet në ambjentet e KQZ pas vendimit të marrë nga KAS për rinumerimin e një pjesë të kutive, pas ankimimit të rezultatit dhe disa parregullsive nga LSI.

Në total pas përfundimit të zgjedhjeve ne Durrës, LSI e humbi mandatin përkundrejt PS-së për 136 vota.

Mirëpo deri tani ka rikuperuar vetëm 3 vota në 40 kuti të rinumeruara.

Advertisement

Një trend shumë I ulet ky për te pretenduar përmbysje apo parregullsi të konsiderueshme pasi kanë mbetur për tu numëruar edhe 68 kuti.

LSi kontestoi më heret edhe procesin dhe votat ne Berat, por edhe atje pas rinumerimit të një pjese të kutive, pati vetëm një ndryshim të vogël në rezultat por jo ndryshim të mandateve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy