Rishikimi i buxhetit në fund të vitit/ Shehu: Qeveria i dërgon paratë ku ka interesa jo ku është më e nevojshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rishikimi i buxhetit në fund të vitit/ Shehu: Qeveria i dërgon paratë ku ka interesa jo ku është më e nevojshme

Rishikimi i buxhetit në fund të vitit dhe rialokimi i fondeve për projektet publike duke u përqëndruar në vetëm një muaj, një shumë të madhe parash, është parë vazhdimisht me skepticizëm jo vetëm nga opozita por edhe nga ekspertët.

 

 

Në lidhje me këtë temë ishte i ftuar në Vizion Plus, eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu.

Advertisement

 

 

Në një intervistë të shkurtër me moderatoren, Pranvera Borakaj, Shehu u shpreh se kur bëhen ndryshimet në buxhet, qeveria i jep prioritet klientelizmit dhe nuk i dërgon paratë atje ku është më e nevojshme.

 

Advertisement

 

 

Pranvera borakaj: Është kthyer tashmë në një fenomen të zakonshëm që për gati gjysmën e investimeve publike, fondet të rialokhen në dy apo në muajin e fundit të vitit. Z. Shehu në dijeninë tuaj pse ndodh kjo? A kemi të bëjmë me një keqplanifikim?

 

Advertisement

 

 

Sherefedin Shehu: Kjo ka disa arsye, atë termin keqplanifikim un do ta përkufizoja si një papërgjegjshmëri fiskale sepse qeveria jo se nuk i di ku janë prioritetet por që në krye të herës, pra që kur miratohet buxheti, prioritet merr klientelizmi. Pra për të çuar paratë atje ku ka interesa, jo ku nevojiten më shumë. Ne jemi në aktin e 4 normativ dhe buxheti fillestar është hedhur në kosh. Kjo përkthehet që prioritetet që u debatuan në Kuvend për vitin 2022, tashmë  nuk ekzistojnë më. Por ajo që është me e keqja këtu është se ka edhe paramendime për klientelizëm.

 

Advertisement

 

Pranvera Borakaj: E ka fajin shteti që nuk i jep paratë në kohë apo firmat e ndërtimit që nuk ecin në normalitet me skedulin e punimeve?

 

 

Advertisement

 

Sherefedin Sehu: Nuk besoj që ky është problemi i firmave por i shtetit. Sepse e para, shteti vonon procedurat e tenderimit. Ka edhe fakte publike që ka një klientelizëm të theksuar edhe kur ka prokurime publike publike. Pra shtyhen e zgjaten deri sa të krijohen kushtet që tenderi të shkojë te klienti i paracaktuar. Sa i përket bizneseve nuk besoj që janë shkak i vonesave sepse kryesisht janë të interesuar të mbaruar punë.

 

 

Advertisement

 

Pranvera Borakaj: Çfarë do të thotë në aspektin ekonomik përqëndrimi i një shume të konsiderueshme parash vetëm në një muaj të vitit?

 

 

Advertisement

Sherefedin Shehu: Në aspektin ekonomik kjo do të thotë shumë, e para nuk shkojnë te projektet më të rëndësishme, nuk shkojnë atje ku janë të nevojshme, te prioritetet në invesitme publike që japin zhvillim ekonomik. Edhe nga pikëpamja fiskale këto krijojnë një farë turbulence. 40% e buxhetit shpenzohen brenda një muaji. Në llogjikën ekonomike normale duhej 8% për çdo muaj. Por duhet parë edhe përmbajtja e ndryshimeve buxhetore të bëra. Përmbajtja shkon kundër llogjikës elementare të përgjegjshmërisë fiskale.

 

 E kam fjalën që këtu përdoret si argument rritja e të ardhurave por po t’i shohim strukturën ato janë nga xhepat tonë, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe një qeveri e përgjegjshme mund të bëjë ndryshime por ndryshimin e ka shum të thjeshtë. Këto para si rezultat i rritjes së çmimeve, të shkojnë për mbështetjen e qytetarëve në paketën e rezistencës.

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy