Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor që veshi te kënga e famshme “Gunna”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor që veshi te kënga e famshme “Gunna”

Ne Muzeun Etnografik te Tiranes, qe bashkia do ta krijoje brenda godines se “Sarajeve te Toptaneve”, do te ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, te cilin këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit ‘Bang’.

 

Lajmin per dhurimin e kostumit nga vete kengetarja Rita Ora e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter.

 

Advertisement

“Shume faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang’”, shkruan Veliaj.

 

Godina e “Sarajeve të Toptaneve” ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në kohën e “Zogut” dhe pas shpronësimit do të kthehet në një muze të qytetit. Në njërin kat do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës, kurse në katin tjetër do te përkujtohen marrëdhëniet speciale Shqipëri-Amerikë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy