“Rithemelimi” kundër Alibeajt/ Boçi: Nuk përfaqëson PD-në, negociatat për Presidentin , tallëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rithemelimi” kundër Alibeajt/ Boçi: Nuk përfaqëson PD-në, negociatat për Presidentin , tallëse

Komisioni i Rithemelimit ka akuzuar ashper Enkelejd Alibeajn pas dakortesise qe ai arriti per procesin e zgjedhjes se Presidentit te ri te Republikes.

 

Nenkryetari I grupit parlamentar te PD, Luciano Boci ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj nuk mund te perfaqesoje partine demokratike ne kete proces.

 

Advertisement

 

LUÇIANO BOÇI

NENKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD

 

Advertisement

“Alibeaj nuk ka tagër të jetë përfaqësuesi i opozitës. Mund të jetë deputet i thjeshtë dhe e ka përfunduar misionin e tij si kryetar grupi. Negociatat për presidentit janë politike. Ndoshta Alibeaj mund të fshihet pas pozicionit të kryetarit të komanduar. Por këtë pozicion nuk ia pranon as Rama. Shkon dhe ulet në prehrin e Ballës.”

 

Sipas bocit procesi qe po zhvillohet deri tani eshte qesharak e nuk duhet te merret ne considerate

 

Advertisement

 

“Këto negociata për mua janë tallëse dhe nuk duhen konsideruar si të tilla. Pranimi që kemi kërkuar është sipas parimit kushtetues. Në këtë kontekst edhe rezoluta e miratuar në Këshillin Kombëtar paraqet këtë qëndrim të PD. Derisa lihet opsioni që do ketë raund të katërt dhe të pestë do të thotë që do rrëzohet kandidati i opozitës. Pse duhet të krijojmë një proces të tillë tallës. Qëllimi ynë ka qenë të bëjmë proces me dy drejtime për zgjedhjen e presidentit dhe bashkimin e PD.”

 

Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi jane dy negociatoret e komisionit te rithemelimit per te bashkuar te gjithe opoziten ne nje qendrim te vetem ne raport me procesin e zgjehdjes se Presidentit te Republikes.

Advertisement

 

Por pavaresisht se cfare qendrimi do te mbajne aleatet, partia demokratike nuk do te propoje nje emer per president nese mazhoranca nuk garanton se kreu I shtetit I perket opozites.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy