Rrahu brutalisht të renë në palestër/ Policia identifikon shqiptarin dhe i shkon në banesë, ajo që gjen aty…(Emri)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrahu brutalisht të renë në palestër/ Policia identifikon shqiptarin dhe i shkon në banesë, ajo që gjen aty…(Emri)

Një 48-vjeçar, i cili “pushtoi” faqet e mediave në Itali dhe Shqipëri pasi goditi në mënyrë brutale me grushte dhe shkelma një 21-vjeçare italiane, teksa ushtroheshin në palestër, ka përfunduar në prangat e policisë.

 

Meqenëse videoja e sulmit u bë virale, duke shkaktuar një mori reagimesh, karabinierët kanë monitoruar lëvizjet e shqiptarit dhe më pas kanë kryer dy kontrolle, një në shtëpinë e tij dhe në atë të mikut të tij.

 

Advertisement

Kur karabinierët mbërritën në shtëpinë e mikut të tij, ai po stërvitej me pesha me të, pasi kishin një palestër të improvizuar në këtë banesë.

 

Në kasafortën e shtëpisë së mikut të tij është gjetur një pistoletë automatike e markës “Colt Dallara Castom”, kalibër 10, me 58 fishekë. Arma dhe plumbat ishin vjedhur në vitin 2019 nga një shtëpi në Francavilla.

 

Advertisement

Përkrah shtangës së hekurt, në tavolinën e kuzhinës së Edmond Xhafës (i njohur shkurt si Edi), që u bë protagonist i incidentit të ndodhur të mërkurën e kaluar në palestrën “Audacia”, në Porta Nuova, është gjetur edhe një qese kokainë dhe disa shishe me anabolikë.

 

Në total u sekuestruan 160 gramë kokainë, “pjesërisht e ndarë në doza dhe materiale të ndryshme për paketim me një peshore lektronike precize”. Dy miqtë e apasionuar pas palestrës ndoshta përdorin personalisht anabolikët, ndërsa raporti i policisë flet për “15 ampula steroide duke përfshirë nandrolone dekanoate dhe testosterone”.

 

Advertisement

Shqiptari do të përballet për akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe municioneve, marrje mallrash të vjedhura, trafik droge dhe vepra antidoping, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe miku i tij, Fabrizio Zaramelli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy