Rrëmbeu nipin 3-vjeçar për disa ditë, Gjykata e Apelit liron gjyshin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

58-vjeçari Rexhep Guni është liruar nga qelia, me vendim të Gjykatës së Apelit.

Guni në bashkëpunim me bashkëshorten e tij rrëmbeu nipin e mitur 3-vjeç dhe nuk e rikthyen tek nëna e tij për disa ditë.

“Arrest në shtëpi” ka caktuar Gjykata ndaj Rexhep Gunit edhe Arben Selajt, kunatin e tij.

Kujtojmë që Rexhep e Bahrije Gjuni rrëmbyen nipin 3-vjeçar pasi donin ta rrisnin ata dhe jo familja e nuses, përpara hetuesve të moshuarit u shprehën se pas ndarjes nga jeta të djalit të tyre ata gjenin ngushëllim te nipi 3-vjeçar./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy