Rrëmbimi i 3 efektivëve/ Rama: KFOR-i s’na tregon vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëmbimi i 3 efektivëve/ Rama: KFOR-i s’na tregon vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me rrëmbimin e 3 punonjësve të policisë së Kosovës nga njësitë speciale të Serbisë.

 

Rama thotë se KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

 

Advertisement

Megjithatë, kreu i qeverisë kërkon lirimin e 3 efektivëve.

 

Përsa i përket pretendimeve të Kosovës se rrëmbimi i policëve është hakmarrje për arrestimin e serbit me precedentë kriminalë, Millun Millenkoviç, Rama i cilëson të pabaza.

 

Advertisement

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

 

2.Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

 

Advertisement

3.Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

 

4.Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

 

Advertisement

5.De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, shkruan Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy