Rrëmbimi i 3-vjeçarit në Durrës, gjyshi dhe kunati i tij dalin para Gjykatës, gjyshja në arrati

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëmbimi i 3-vjeçarit në Durrës, gjyshi dhe kunati i tij dalin para Gjykatës, gjyshja në arrati

Kanë dalë sot para gjykatës së Durrësit, dy personat që u arrestuan disa ditë më parë nga policia me akuzën e rrëmbimit të fëmijës 3-vjeçar në Durrës.

Gjyshi i 3-vjeçarit, Rexhep Gjuni dhe kunati i tij, Arben Selaj do të njihen me masën e sigurisë. Deri më tani Rexhep Gjuni 58 vjeç nuk ka treguar asgjë në lidhje me vendndodhjen e fëmijës, ndrësa bashkëshortja e tij, gjyshja bashkë me nipin nuk janë gjetur ende.

Ka qenë nëna e të miturit ajo që denoncoi në polici rrëmbimin e fëmijës së saj nga gjyshërit nga ana e babait.

Nëna e fëmijës, Ille Gjuni ka thënë se ka frikë për fëmijën dhe mendon se vjehrri dhe vjehrra mund ta kenë dërguar jashtë vendit. Ajo ka pohuar se mënjëherë pas vdekjes së bashkëshortit, prindërit e tij kanë dashur ta mbanin djalin.

Advertisement

“U bënë sot 4 ditë. Ma kanë marrë që të shtunën në mëngjes dhe s’ma kanë sjellë. Ata duan që të ma marrin çunin, që në fillim donin të marrenin. Kam ikur me zor. Por ata thoshin “të rrijë me ne”. Vjehrri dhe vjehrra. Vinin çdo fundjavë, ia lija unë disa orë. E morën të shtunën në mëngjes dhe s’e sollën më. I mora në telefon dhe më thanë “nuk ta sjellim më.” Kërkon ta marrë ai, nuk tregon se ku është fëmijë. Thotë që “nuk e di ku është”, por gënjen”, tha nëna e fëmijës disa ditë më parë për mediat.

E ëma e fëmijës pret me ankth gjetjen e të birit, ndërsa efektivët e policisë vazhdojnë kërkimet. /vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy