Rrëmujë në PD për Presidentin/ Alibeaj mbledh grupin, Gjekmarkaj “shigjeton” Bashën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëmujë në PD për Presidentin/ Alibeaj mbledh grupin, Gjekmarkaj “shigjeton” Bashën

Te henen në orën 14.00 Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar për të marrë një vendim në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës.

Kjo është mbledhja e dytë pas asaj të 5 majit, ku Alibeaj synon që të fitojë mbështetjen e shumicës së deputetëve demokratë për tu ulur në tryezën e negociatave me partinë socialiste për kryetarin e ri të shtetit. Këtë herë Alibeaj pret që deputetët demokratë të sjellin me shkrim kriteret që duhet të plotësojë presidenti I republikës për të pasur një qëndrim të unifikuar.

 

Por kjo lëvizje e Alibeajt nuk pritet të unifikoje grupin parlamentar, I cili është ndarë në 3 kampe; deputetët që mbështesin Enkelejd Alibeajn, 17 deputetët që janë me Sali Berishën e janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit dhe grupi I tretë I deputetëve që nuk janë as me Alibeajn e as me Sali Berishën.

Advertisement

 

Nga ky grupim ka ardhur edhe kritika më e fortë për procesin që dëshiron të ndërtojë Enkelejd Alibeaj. Ish-nënkryetari I PD Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se nuk do të propozojë kritere për presidentin e republikës.

 

“Kriteret një koncept ky pak komik dhe hileqar nuk mund të jenë të dirigjuara nga një person, i cili pretendon të fitojë me kulisa atë që ka humbur në fushëbetejë!” –   shkruan në një postim në rrjetet sociale Gjekmarkaj, duke shigjetuar ish-kryetarin e PD Lulzim Basha.

Advertisement

 

Ndërsa për 17 deputetët e Komisionit të Rithemelimit aksioni politik është I qartë, ata e kanë shkarkuar Enkelejd Alibeajn e nuk do të marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij.

 

Në këshillin kombëtar u miratua rezoluta, e cila parashikon ngritjen e një grupi negociator, I cili do të bisedojë me të gjithë faktorët opozitarë për një qëndrim të unifikuar në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës.

Advertisement

 

Në prag të konferencës së kryetarëve të 10 majit që do të përcaktojë séancën e parë për votimin e presidentit të republikës, duket në kufijtë e të pamundurës që opozita të shkojë në parlament me një qëndrim të unifikuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy