Rrëshqitje dheu në aksin Qukës–Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi në njërën korsi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëshqitje dheu në aksin Qukës–Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi në njërën korsi

Rrëshqitje dheu janë regjistruar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, në degëzimin që devijon drejt Pogradecit.

Një masiv i madh dheu është shkëputur nga shpatet anësore, duke bllokuar njërën prej korsive të rrugës.

Grupet e punës ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për pastrimin e inerteve dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Për momentin, automjetet qarkullojnë vetëm në një korsi, ndërsa drejtuesve të mjeteve u kërkohet kujdes i shtuar deri në normalizimin e situatës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy