Rrezikuan të mbyteshin/ Policia kufitare dhe qytetarët shpëtojnë tre turistët e huaj në Dhërmi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrezikuan të mbyteshin/ Policia kufitare dhe qytetarët shpëtojnë tre turistët e huaj në Dhërmi

Policia kufitare në bashkëpunim me dy qytetarë kanë mundur të shpëtojnë nga mbytja tre turistë të huaj në Dhërmi.

 

Tre turistët ishin future në det me një mjet lundrues por prej dallgëve të mëdha dhe rrymës e kishin të paundur të ktheheshin në breg.

 

Advertisement

Tre turistët nga Çekia, dy prindërit dhe vajza e tyre u nxorrën në breg dhe fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

📌 Palasë, Dhërmi

Policia Kufitare në Dhërmi në bashkëpunim me 2 qytetarë me mjete lundruese private, u erdhi në ndihmë 3 turistëve të huaj të cilëve iu rrezikua jeta, si pasojë e dallgëve të detit.

Advertisement

Policia Kufitare në Dhërmi, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative në DVP Vlorë, se në Palasë, Dhërmi, tre turist të huaj të cilët ishin duke lundruar në det me 1 mjet lundrues “Kayak”, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të rrymave të forta dhe dallgëve të detit, menjëherë kanë nisur kërkimet.

Pas 1 orë kërkimesh, falë bashkëpunimit të punonjësve të policisë kufitare me 2 mjete lundruese private, 1 jetski dhe 1 gomone, është bërë e mundur konstatimi i mjetit lundrues “Kayak” dhe shpëtimi i sigurt i personave.

Tre turistët e huaj Çekë (dy bashkëshortët dhe vajza e tyre), nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy