Rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin në Shëngjin, policia shpëton dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin në Shëngjin, policia shpëton dy persona

Shërbimet e policisë kufitare kanë shpëtuar dy persona të cilët rrezikuan të mbyteshin teksa peshkonin, për shkak të dallgëve të larta.

Dy shtetasit ndodheshin në hapësirën ujore ndërmjet Shëngjinit dhe Tales dhe për shkak të dallgëve të larta të detit, kishin mbetur të bllokuar, ndërkohë që peshkonin.

Pas njoftimit, policia kufitare ka lokalizuar dhe ka marrë në mjetin lundrues shtetasit Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr në hapësirën e portit, mjeti ujor me të cilin ata peshkonin./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy