Rrëzohet nga shkallët e pallatit/ Ndërron jetë Liria, grua me histori dramatike që bëri për vete Elbasanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëzohet nga shkallët e pallatit/ Ndërron jetë Liria, grua me histori dramatike që bëri për vete Elbasanin

Gjendet e vdekur një grua në hyrje të një pallati në lagjen “Haxhias” në Elbasan. Mesohet se viktima është Liria, një endacake që e hasje kudo në Elbasan.

Shkak për vdekjen ka qenë rrëzimi nga shkallët dhe goditja në kokë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes treguan se Liria ka qenë me një kovë uji në dorë kur ka rreshqitur, e për pasojë koka i ka rënë në betonin e shkallëve.

Ajo ka humbur jetën brënda pak minutave dhe nuk ka pasur asnjë mundësi për ta dërguar në spital.

Advertisement

Liria ishte një personazh mjaft i njohur në Elbasan, por jo vetëm.

Atë do ta shihje në çdo miting të forcave politike, grumbullime njerëzish, në rrugët dhe sheshet e këtij qyteti, por kurrsesi pa qene problematike per komunitetin.

Jeta e saj kishte qene nje drame njerezore.

Liria ishte me origjinë nga Tropoja. Ajo ishte e martuar në Llixha të Elbasanit, por u divorcua.

Advertisement

Pavaresisht formimit te saj, jeta i dha nje goditje te forte Liries e cila vuajti shume.

Pas viteve ‚90, pavaresisht se ajo kishte dy djemë, jetonte e vetme me ndihmën e qytetarëve elbasanas dhe ndihmen materiale dhe financiare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy