Rrihte gruan vazhdimisht, arrestohet lushnjari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrihte gruan vazhdimisht, arrestohet lushnjari

Arrestohet një shtetas i cili ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj gruas së tij.

48 vjecari nga fshati Dushk i Lushnjes me iniciale SH.P, u prangos pas denoncimit që bëri në komisariat gruaja e tij.

Shtetesja me iniciale U.P, ka deklaruar në polici se është dhunuar sistematikisht.

 

Advertisement

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. P., 48 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases U. P., 48 vjeçe.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy