Rriten biletat e autobusëve, qytetarët nga rrethet paguajne së paku 100 lekë më shumë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rriten biletat e autobusëve, qytetarët nga rrethet paguajne së paku 100 lekë më shumë

Të udhëtosh sot nga Korça në drejtim të Tiranës me autobus, të kushton 700 lekë, ose 100 lekë më shumë se çmimi i pak ditëve më parë që transporti ndërqytetas kishte vendosur.

 

Shkak është bërë shtrenjtimi i karburantit.

 

Advertisement

“TONINI FRROKU – GAZETAR

Nëse çmimi i naftës do vazhdoje të rritet, sipas drejtuesve të automjeteve ka dy rrugë: reduktim të orareve të lëvizjeve ose rritje e çmimit të biletave.”

 

Shoferët thonë se kostot janë të papërballueshme për shkak të shtrenjtimit të naftës.

Advertisement

 

“Çmimi është rritur në pëqindje shumë të vogël. Në bazë të çmimit të naftës që është rritur. Nga 700 lekë është bërë 800 lekë. Do ketë kufizime shkurtim oraresh autobusësh. Kam ardhur me dy pasagjerë, shteti të heq akcizën. 

 

Nafta është rritur se çmimi ka shkuar 270. Ersekë-Tirane 900 lekë, ka vajtur 1000 lekë.”

Advertisement

 

Ai që preket më së shumti nga kjo rritje e çmimit të biletave është qytetari.

 

“Është rritur. Nga 150 është bërë 200.”

Advertisement

 

Me 100 lek e rritën çmimin e biletës edhe operatorët e linjave të transportit ndërqytetës në Fier.

 

Rritje kjo që për shoferët e taksive të Shkodrës po ndikon negativisht pasi qytetarët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të udhëtuar.

Advertisement

 

Të vetmet linja që ende se kanë ndryshuar çmimin e biletës janë ato të qarkut Dibër. Por dhe këtu, operatorët kanë bërë të ditur se nëse Ministria e Transporteve nuk i subvencionon me masa lehtësuese, kostoja do të rritet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy