Rriten prenotimet në Durrës; turistë nuk tremben nga shtrenjtimi i çmimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rriten prenotimet në Durrës; turistë nuk tremben nga shtrenjtimi i çmimeve

Edhe pse operatorët turistikë kanë rritur çmimet për këtë vit, përsëri prenotimet janë në nivele të kënaqshme, madje kërkesa për të kaluar pushimet në Durrës është më e madhe se vitit i kaluar.

 

Kështu shprehet një menaxher hoteli, i cili thekson se rritja e paketave turistike me 10 për qind më shumë në krahasim me sezonin që lamë pas, nuk ka i ka penguar turistët e huaj që të zgjedhin Durrësin.

 

Advertisement

ALBULEN NDREPEPAJ MENAXHER RESORTI 

 

Përkundrazi, pavaresisht rritjese se çmimeve kemi vënë re shtim të prenotimeve.

 

Advertisement

Turistë të ardhur kryesisht nga Europa thonë se e kanë zgjedhur Shqipërinë për shkak të natyrës së bukur, mikpritjes dhe klimës, ndërsa çmimet nuk i konsiderojnë të shtrenjta.

 

 

Turistë:-Është me të vërtetë bukur, ju keni det të mrekullueshëm, e gjithë vija bregdetare në fakt. Infrastruktura është e mirë ndërtuar, pra jemi të kënaqur . Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse për turizmin

Advertisement

 

Turistë— Do rri për 7 ditë këtu.  Çmimet për mua nuk janë problem. Do ja rekomandoja Durrësin dhe Shqipërinë  miqve të mi.

 

Shërbim është i mirë dhe çmime të arsyeshme, edhe për pushuesit e ardhur nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

Advertisement

 

Turistë: Na duket çdo gjë krejt në rregull.

 

Turistë: Ushqimi është mirë, shërbimi po ashtu,  edhe kamerierët janë të sjellshëm dhe është më pastër se vitet e kaluara.

Advertisement

 

Parashikimet janë që për këtë vit shifrat e vizitorëve të huaj të jenë më të larta se viti i kaluar, duke e tejkaluar shifrën e 1 milion. ndërkohë hotelet që gjenden në vijën e parë të plazhit janë te prenotuar gjithë sezonin nga muaji korrik dhe deri ne shtator.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy