Rritet çmimi i energjisë? Duleviç: Lajm i mirë, furrat e bukës nuk preken. Cilat biznese “abuzojnë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritet çmimi i energjisë? Duleviç: Lajm i mirë, furrat e bukës nuk preken. Cilat biznese “abuzojnë”

Furrat e bukës janë dakord me tarifat e reja të energjisë elektrike që i janë propozuar për miratim Entit Rregullator të Energjisë.

Sipas grupeve të interesit, tarifat e diferencuara prej 9.5 lekësh për kW/h për rastin kur furra e bukës ofron edhe shërbimin e pastiçerisë, dhe 12 lekësh për kW/h për ambiente që kanë edhe bar-kafe, janë të propozuara prej tyre dhe do të shmangin abuzimet në treg.

Inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç, i ftuar në studion e “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova tha se ky është një vendim i vonuar, i cili duhet të ishte marrë para disa kohësh.

Duleviç: Për sa i përket çmimit të energjisë elektrike në furrat e bukës që prodhojnë vetëm bukë, nuk do të ketë rritje të tarifave për energjinë elektrike. Do të ketë një diferencim për sa i përket atyre bizeneve që kanë marrë një licencë për furrë buke, por ofrojnë dhe shërbime të tjera. Është e ndarë në tre grupe. Grupi i dytë janë ato biznese që ofrojnë dhe ëmbëlsira, do ta paguajnë me 9.5 lek kW/h. Por do ketë dhe një grup tjetër, që janë “abuzuesit” më të mëdhenj. Janë qendrat që ofrojnë disa shërbime brumi, por më tepër shërbejnë si kafene dhe nuk trajtohen njësoj si kafenetë. Me propozimin e ri do bëhet një rrgeullim i vogël i tregut. Këto biznese që ofrojnë dhe kafe do ta paguajnë me 12 lek kW/h. Ky është një propozim që është bërë nga OSHEE, por nuk vendos OSHEE, por Enti Rregullator.

Advertisement

Duhet parë si lajm i mirë apo i keq?

Duleviç: Lajm i mirë sepse dëmton konkurrencën. Situata e sistemi elektroenergjitik në të gjithë vendin është alarmante. Situatat nuk kemi nevojë të ikim shumë lart. Fshatrat e Tiranës janë skandal. Në mbrëmje i shkon tensioni 160 volt. Kjo ndodh për shkak të mungesës së investimeve, dhe kur bëhen investime nuk bëhen si duhen. Një pjesë të fajit e kanë qytetarët sepse nuk kërkojnë llogari. Fatura e energjisë paguhet. Nëse nuk e paguan i ndërpritet shërbimi. Por kur i shkon shërbimi 160 volt…duhet të bëhen bashkë si lagje dhe ta ngrenë zërin. Ke në qenër të Tiranës kabuj të varur, kabina elektrike ka dyer, tela elektrikë të zhveshur. Vitin e kaluar mbi 10 veta kanë humbur jetën nga kontakti me energjinë elektrike./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy