
Ndryshe nga ditet e kaluara, kete te marte ka pasur nje numer me te larte rastesh ditore me Covid ne Shqiperi. Ministria beri te ditur se jane kryer gjate 24 oreve te fundit 3,526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 43 qytetarë, në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.
Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3526
Testime totale 862,958
Raste pozitive 132,740
Raste të shëruara 130,086
Raste Aktive 198
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 89
Elbasan 21
Vlorë 17
Durrës 16
Fier 15
Shkodër 13
Lezhë 13
Kukës 9
Korçë 4
Gjirokastër 1