Rritja e çmimeve në Shqipëri/ Eksperti: Kriza e energjisë, çështje biznesi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e çmimeve në Shqipëri/ Eksperti: Kriza e energjisë, çështje biznesi

Eksperti i energjisë, Eduard Elezi deklaroi nga studioja e “Quo Vadis” se nuk parashikohet një krizë energjitike, por krizë financiare në këtë sektor.

 

Shkaqet kryesore që kanë çuar në këtë krizë financiare, sipas tij, janë borxhet e krijuara që kanë marrë kompanitë në sistemin bankar, si dhe menaxhimi i koorportaës elektroenergjitike.

 

Advertisement

“Nuk ka krizë energjitike, sepse energji ka në të gjithë rajonin, problemi është krizë financiare në këtë sektor.  Arsyet kryesore pse ka krizë financiare janë borxhet e krijuara që kanë marrë kompanitë në sistemin bankar. E dyta është menaxhimi i koorportaës elektroenergjitike. Ka dy muaj që liqeni nga kuota maksimale, është zbrazur i tëri. Kaskada e Drinit, si prodhuesja më e madhe e energjisë elektrike është zbrazur për dy muaj. Në momentin kur nuk mbulohet konsumi me prodhimin vendas, operatori i sistemi të shpërndarjes do të dalë me blerje të sasisë së energjisë. Mënyra sesi funksionon shitblerja e energjisë elektrike është akoma me tendera. Bëhen sipas një sistemi elektronik që kanë kompanitë e pacertifikuara, nuk kontrollohen nga institucionet. Enti Rregullator nuk ka marrë asnjëherë vendim për të pas tarifa të reja të energjisë elektrike.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy