
Rritja e çmimit të naftës, ka bërë që qytetarët e Durrësit të fikin automjetet e tyre në rrugë këtë pasdite.
Të dyja anët e rrugës kryesore në bulevardin “Dyrrah” u bllokuan, ndërsa paralelisht qytetarët protestuan në sheshin “Liria” me pankarta në duar kundër rritjes së çmimeve.
Advertisement
Protestuesit paralajmëruan se do të përshkallëzojnë daljet e tyre ditën e nesërme duke bllokuar rrugët hyrëse të qytetit të Durrësit.