
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se po favorizon rritjen e çmimit të karburanteve për të shpërblyer oligarkët që i qëndrojnë pas.
“Vendimet abuzive të Bordit të Transparencës kanë krijuar këtë situatë në ekonomi. A nuk mendoni ju se më mirë do ishte të ulej taksa e qarkullimit në 4 lekë për litër, në vend të 27 lekë për litër? A nuk mendoni ju se do ishte më mirë që 5 kompanitë e naftës mos të uleshin me qeveritarët për të marrë vendimet?”, shprehet Tabaku në një video-mesazh në Facebook.
Më tej ajo thekson se 60% e çmimit për litër të karburantit shkon për taksat dhe duhet të jetë shteti që në këtë krizë çmimesh duhet t’i dalë krah shqiptarëve.
POSTIMI I TABAKUT:
Bordi Oligarkisë
dhe korrupsionit! Shqiptarët sot paguajnë
më të shtrenjtë në rajon. Pse?
1- Pasi kur hedhimnë
tonë 60% e çmimit për litër janë taksa.
2- Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve!
Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimitsikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet! Do të kishim
më të lirë! Çmime produktesh më të ulëta dhe qytetarë që do të kishin më shumë
për të shpenzuar!
Advertisement