Rritja e çmimit të naftës/ Tabaku: Ulni taksën e qarkullimit, Bordi i Transparencës është i oligarkëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e çmimit të naftës/ Tabaku: Ulni taksën e qarkullimit, Bordi i Transparencës është i oligarkëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se po favorizon rritjen e çmimit të karburanteve për të shpërblyer oligarkët që i qëndrojnë pas.

 

“Vendimet abuzive të Bordit të Transparencës kanë krijuar këtë situatë në ekonomi. A nuk mendoni ju se më mirë do ishte të ulej taksa e qarkullimit në 4 lekë për litër, në vend të 27 lekë për litër? A nuk mendoni ju se do ishte më mirë që 5 kompanitë e naftës mos të uleshin me qeveritarët për të marrë vendimet?”, shprehet Tabaku në një video-mesazh në Facebook.

 

Advertisement

Më tej ajo thekson se 60% e çmimit për litër të karburantit shkon për taksat dhe duhet të jetë shteti që në këtë krizë çmimesh duhet t’i dalë krah shqiptarëve.

 

POSTIMI I TABAKUT:

Bordi Oligarkisë ⛽ dhe korrupsionit! Shqiptarët sot paguajnë ⛽ më të shtrenjtë në rajon. Pse?
1- Pasi kur hedhim ⛽🚗 tonë 60% e çmimit për litër janë taksa.
2- Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve!
Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimit 🚗 sikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet! Do të kishim ⛽ më të lirë! Çmime produktesh më të ulëta dhe qytetarë që do të kishin më shumë 💰 për të shpenzuar!

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy