Rritja e energjisë në nëntor/ Balluku: Vendosim në bazë të shifrave, presin reshje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e energjisë në nëntor/ Balluku: Vendosim në bazë të shifrave, presin reshje

Çmimi i rritur prej 42 lekësh për ata familjarë që konsumojnë mbi 800 kilovat/orë në muaj do të qëndrojë në fuqi në periudhën nëntor-dhjetor.

 

Vetëm nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal dorëzon një kërkesë të re pranë Entit Rregullator të Energjisë, që zbatimi i fashës të shtyhet, njësoj siç u veprua edhe për tetorin, situata mund të ndryshojë.

 

Advertisement

Nga ana e qeverisë, është lënë e hapur mundësia që edhe për nëntorin faturimi me fasha të mos aplikohet, mbështetur në pritshmëritë për reshje dhe kursimin e energjisë nga ana e familjarëve.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E ENERGJISE DHE INFRASTRUKTURES

Advertisement

 

“ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne dhe për muajin e ardhshëm do të vendosim në bazë të shifrave. Kemi vënë re që shqiptarët kanë filluar kursimin. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fazën e rritjes së çmimit. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin.”

 

Furnizuesi i shërbimit universal ka mundësi edhe përgjatë nëntorit që të bëjë kërkesën pranë ERE-s për të shtyrë hyrjen në fuqi të çmimit të rritur të energjisë elektrike, përsa kohë që faturimi për nëntorin, bëhet në dhjetor.

Advertisement

 

Në mungese të një kërkese nga Furnizuesi, Fasha e miratuar nga Enti aplikohet automatikisht, të paktën për nëntorin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy