Rritja e pagave/ Ibrahimaj tregon se kur do votohet dhe hyjë në fuqi projektligji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e pagave/ Ibrahimaj tregon se kur do votohet dhe hyjë në fuqi projektligji

Projektligji për rritjen e pagave do të votohet në Kuvend javën tjetër.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

 

Advertisement

Ajo tha nga Shkodra se pasi projektligji të marrë “dritën jeshile” në Kuvend, do të miratohen edhe aktet nënligjore, ndërsa rritja do të hyjë në fuqi në muajin qershor.

 

Nga ky projektligj përfitojnë të gjithë punonjësit e sigurisë, arsimit, shëndetësisë dhe të gjitha nivelet e administratës.

 

Advertisement

“Projektligji për rritjen e pagave pritet të miratohet javën e ardhshme në Kuvend dhe më tej do vijohet me miratimin e akteve nënligjore që rritja e pagave të bëhet realitet për punonjësit e sigurisë, shëndetësisë, arsimtarët dhe të gjithë administratës. Ky do të jetë hapi i parë këtë vit. Pagat në qershor do jenë të rritura dhe do kenë shtesën që nuk keni marrë në prill. Në mes të vitit të ardhshëm pagat do kenë një rritje me 30-60 për qind”, deklaroi ministrja

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy