Rritja e pagave për administratën/ “Ligjet” kalojnë projektligjin e paraqitur nga Qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e pagave për administratën/ “Ligjet” kalojnë projektligjin e paraqitur nga Qeveria

Komisioni i ligjeve i hapi rrugë reformës së pagave në administratën publike, duke miratuar ligjet që synojnë ta bëjnë pagën mesatare në 900 euro.

Nisma e qeverisë synon të bëjë më konkurruese pagat në shtet dhe si pikë referimi do të jetë paga e Presidentit të Republikës, e cila në piramidën e rrogave tashmë bëhet 425 mijë lekë .

 

Përfituesit dhe efektet financiare janë, pesidenti i Republikës, titullarët dhe anëtarët me kohë të plotë të organeve kolegjiale drejtuese të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj. Praktikisht, përfitojnë 250 funksionarë politikë dhe funksionarë të tjerë, të cilët pagën e kanë të lidhur me pagën e Presidentit dhe efekti financiar vjetor vetëm për këto kategori përllogaritet në 20 milionë lekë. Grupet e prekura in-direkt janë të gjithë punonjësit e administratës publike qendore dhe vendore- u shpreh Ministrja Delina Ibrahimaj.

Advertisement

 

Në total përfitues nga kjo reformë do të jenë mbi 130 mijë punënjës të administratës publike, ndërsa efekti financiarë në buxhtet arrin në39 mld lekë.

 

Nisma e qeverisë nuk parashikonte rritje page për deputet dhe minsitratt por, komisioni i ligjeve do të bëjë një propozim për rritje  tyre.

Advertisement

 

Ne do të kalojmë për miratim në parim dhe nen për nen, por do ti sugjerojmë komisionit të ekonomise si komisioni përgjegjës, që të rishkohen edhe pagat e seksioneve A. B, C dhe D në kuadër të parimit për ruajtjen e hirearikisë së pagave- u shpreh Klotilda Bushka

 

Pas reformës në drejtësi dhe rritjes së ndjeshme të pagave në këtë sistem, pati ndryshme në hierarkinë e rrogave. Për qeverinë kjo është një tjetër arsye e rishikimit të pagave

Advertisement

 

Nëse ju mendoni se sic keni shkruar në relacion se po ruani hierarkine, unë mendoj se gaboheni, me gjithë përpjekjen që ju bëni për të vendosur koeficentë hierarkie. Kam dëgjuar kryeministrin që këtë ligj e mbajnë peng deputetet, kjo nuk është fare e vërtet.-u shpreh deputeti Fatmir Xhafaj

 

Reforma e pagave do të kalojë për diskutim dhe miratim në komisionin e ekonomisë dhe më pas në parlament, për të vendosur se kur do të hyjë në fuqi rritja e rrogave për administratën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy