Rritja e pagës minimale/ Ekspertët: Ndihmon në luftën kundër inflacionit 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e pagës minimale/ Ekspertët: Ndihmon në luftën kundër inflacionit 

Qeveria i është përgjigjur efekteve të inflacionit me paketa ndihme financiare për shtresat në nevojë, por paralelisht po ndjek edhe praktikën e rritjes së pagës minimale, e cila në vendin tonë shërben si një minimum jetik.

 

Nga Prilli, paga rritet me 17% duke arritur në 40 mijë lekë dhe për ekspertët e ekonomisë kjo masë është një lëvizje në drejtimin e duhur dhe e nevojshme ndaj shtrenjtimit të jetesës.

 

Advertisement

Nga kjo masë do të përfitojnë shumë qytetarë të cilët paguhen nën 40 mijë lekë në muaj. Të dhënat flasin se janë afro 50% e t ëpunësuarave që janë të deklaruar me këtë nivel page në shumë sektorë të ekionomisë, si bujqësië, shërbime apo tregëti. Ndaj kjo lëvizje është nje masë në kohën e duhur për tju përgjigjur inflacionit të lartë-thotë Koco Broka ekspert ekonomie

 

Por kjo masë e njoftuar nga qeveria ka një tjetër anë të medaljes. Ajo kthehet në kosto për sipërmarrjen, ndaj dhe qeveria ka në plan të kompensoje disa kategori biznesesh me shumë punëtorë , për një afat 2-vjeçar.

 

Advertisement

Ata që preken janë punëdhënsit. Rritja epagës minimale ka karaktër të dyfishtë. Për qytetarët është burim të ardhuras, për biznesit ajo është një kosto, ndaj është e nevojshme që të shihen me kujdes sa rëndojnë këto kosto në aktiviteti ekonomik të shumë sipërmarrjeve në mënyrë që të mos bëhën pengesë për stopim të investimeve 

 

Por cili do të jetë efekti që do të japë në treg rritja me 6 mijë lekë në muaj e pagës minimale.

 

Advertisement

Efekti i pritshëm i rritjes kaq të ndjeshme të pagës minimale nga pikpamja ekonomike është ulja e ritmeve të rritjes ekonomike e shoqëruar me rrtije të inalcinit në treg.

 

Aktualisht rroga minimale është 34 mijë lekë, më e ulëta në rajon e më gjerë. Rritja që ka paralajmëruar qeveria, do të jetë më e madhja që është aplikuar ndonjëherë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy