“Rritja ekonomike, 7.2 %”/ Eksperti komenton parashikimin e Bankës Botërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rritja ekonomike, 7.2 %”/ Eksperti komenton parashikimin e Bankës Botërore

Banka Botërore vlerëson se Shqipëria pritet të shënojnë rritjen më të lartë në rajon për vitin 2021 me 7.2%.

 

Eksperti i Ekonomisë, Enriko Ceko, në një lidhje në skype në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, tregoi arsyet pse kjo rrijte nuk është e qëndrushme edhe per vitet e tjera.

 

Advertisement

“Banka Botërore është mirë të flasë me shifra absolute. Çfarë do të ky 7.2 për qind në dollarë për frymë? 20 a 30 dollarë për person në vit. Është e vërtetë që rritja ekoniomike shqiptare nuk ëshët e qëndrueshme, sepse nuk kemi një ekonomi të diversifikuar. Ekonomia shqiptare punon vetëm në periudhën e verës. Ne duhet të diversifikojmë ekonominë, në mënyrë që të kemi gjatë gjithë vitit prodhime e shëbrime.”

 

I pyetur se sa rrezikohet ekonomia në tërësi nga rritja e çmimeve të shportës dhe të energjisë, Ceko theksoi se fllimisht qeveria duhet të kosultohet me ekspertët për aplikimin e tenkinave me qëllim shmangien e dëmeve.

 

Advertisement

“Ka disa teknika për të shmangur dëmet që mund të ketë ekonomia në tërësi, por edhe ekonominë familjare e individuale, por edhe bizneset. Qeveria të kosultohet me ekspertët që të aplikojë teknikat që i kanë aplikuar vendet e tjera më para. Duhen të përdorim ekspertët në krye të punëve, jo politikanët. Jemi në një situatë të vështirë…Qeveria, premtimet për paketat që do t’i jepte gjatë periudhës së pandemisë, mirë do ishte që t’i conte deri në fund.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy