Rrugët kombëtare mbeten “rrugëve”/ Kompanitë e mirëmbajtjes asnjë investim në segmentet e verilindjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrugët kombëtare mbeten “rrugëve”/ Kompanitë e mirëmbajtjes asnjë investim në segmentet e verilindjes

Pamjet që shihni nuk janë të një rruge rurale, por të aksit nacional Burrel – Skuraj. Edhe pse 36 kilometra, gropat janë të paevitueshme në të gjithë gjatësinë. Madje shpesh duke u kthyer dhe në burim aksidenti, pasi drejtuesit tentojnë t’i shmangin duke kaluar në sensin tjetër të lëvizjes.

 

Për banorët e kësaj zone, kjo rrugë është kthyer në një gangrenë, pasi firma mirëmbajtëse nuk ka kryer asnjë ndërhyrje.

 

Advertisement

Drejtues mjeti + pasagjer + banor

 

Rruga tmerr. Vetme gropa. Nuk udhëtohet.

 

Advertisement

Shume keq. Asnjë ndërhyrje. Ka vite qe vetem degradon.

 

E njëjta situatë është në rrugën kombëtare Peshkopi-Maqellarë. Ndërhyrja pa standarde në mbushjen e gropave, ka bërë që rruga të degradojë sërish.

 

Advertisement

Pa kaluar ende gjashtë muaj nga punimet, pamjet flasin vetë. Por problem nuk janë vetëm gropat, por edhe mungesa e sinjalistikës, apo barrierave mbrojtëse.

 

Drejtues mjetesh + pasagjer

 

Advertisement

Jo vetem probleme me gropat por nuk ka as sinjalistike.

 

Shume gropa. Nuk kalohet.

 

Advertisement

Për këto akse të verilindjes, kompania e mirëmbajtjes për katër vite do të marrë nga taksapaguesit 1.4 miliard lekë të reja ose 12.2 milion euro. Por pavarësisht kësaj kontrate, ndërhyrjet janë bërë vetëm në segmentin Klos – Peshkopi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy