Rrugorët shtojnë patrullat, poloicia merr masa për të garantuar lëvizjen e mjeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrugorët shtojnë patrullat, poloicia merr masa për të garantuar lëvizjen e mjeteve

Reshjet e dëndura të shiut që kanë shoqëruar thuajse të gjithë vendin, kanë bërë që policia e shtetit të marrë disa masa për sigurinë rrugore për të bërë të mundur lëvizjen normave të mjeteve.

 

Duke marrë parasysh situatën e krijuar për shkak të motit me reshje shiu, në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë Rugore kanë rritur prezencën në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane e rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Rrugore janë vendosur edhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, për të bërë të mundur vijimin e qarkullimit normal të mjeteve.

 

Advertisement

Qato shtoi se ditët e fundit ka patur një numër të lartë gjobash të vendosura nga policia, madje disa qytetarë janë kapur edhe në shkelje të trefishtë. Sipas policisë kjo është një këmbanë alarmi për sigurinë rrugore.

 

Nga analiza e bërë ka rezultuar se pavarësisht masave të shtuara të Policisë Rrugore dhe asaj të Rendit, përgjatë javës dhe fundjavës, shumë drejtues mjetesh janë konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.  Shumica e tyre janë konstatuar nga makina inteligjente në shkelje të dyfishtë ose të trefishtë. Krahas shpejtësisë janë konstatuar edhe pa rrip sigurimi, duke përdorur celularin apo me t tria këto shkelje njëherazi.

 

Advertisement

Policia apelon qe të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor,  aq më teper në këto ditë ku kushtet e motit pritet që të rëndojnë trafikun.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy