“Rrugorja” e Tiranës ndëshkon shoferët e pabindur, bllokohen 42 automjete, mbi 10 mijë gjoba

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rrugorja” e Tiranës ndëshkon shoferët e pabindur, bllokohen 42 automjete, mbi 10 mijë gjoba

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet dhe “ka ndëshkuar” shoferët të cilët kanë qenë në shkelje të rregullave të qarkullimit.

Në një javë, 6 persona janë proceduar, pasi 3 prej tyre janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.

Për një shofer ka nisur hetimi pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, ndërsa një tjetër drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

MASAT ADMINISTRATIVE:

Advertisement
  • 10.327 masa në total, mesatarisht 1.475/ditë:
  • 121 për xhama të zinj
  • 419 për tejkalim shpejtësie
  • 331 për parakalim të gabuar
  • 597 për përdorim celulari
  • 797 për pa rrip sigurimi
  • 283 për pa kaskë
  • 621 për mosdhënie përparësi këmbësorëve
  • 74 për mosrespektim Stop
  • 49 për sjellje të këmbësorëve
  • 6.001 për qëndrim të gabuar
  • 1.034 masa të ndryshme
  • 38 masa administrative me pezullim lejedrejtimi, të konvertueshme me pagesë.

42 automjete të bllokuara:

  • 3 me targa të huaja për verifikim
  • 30 për detyrime të palikuiduara
  • 1 pa dokumentacio
  •   8 spostuar me mjet ngritës/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy