Rusia: Fitili i fuçisë së barutit në Ballkan mund të ndizet. Problemi janë ultranacionalistët shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia: Fitili i fuçisë së barutit në Ballkan mund të ndizet. Problemi janë ultranacionalistët shqiptarë

Rusia lëshoi një kërcënim të fortë sot nëpërmjet zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, e cila deklaroi se fitili i fuçisë së barutit në Ballkan mund të ndizet në çdo moment. E këtë, zyrtarja e lartë ruse, Marija Zaharova e bëri nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Telegram.

“Situata në Ballkan po përkeqësohet, fitili i fuçisë ballkanike të barutit mund të ndizet në çdo moment për shkak të veprimeve të ekstremistëve të Kosovës, me bashkëfajësi apo inkurajim të drejtpërdrejtë të padronëve perëndimorë”, tha Zaharova.

Ajo akuzoi “ekstremistët në Kosovë”, duke fajësuar qeverinë e Albin Kurtit për veprimet që po ndërmerr.

Sipas saj, forcat radikale shqiptare “vazhdojnë me përpjekjet e vazhdueshme për të hequr qafe serbët” në Kosovë. Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë kujtoi se “forcat speciale të Kosovës dy herë këtë vjeshtë pushtuan veriun e Kosovës ku jetojnë serbët”.

Advertisement

“Burimi i problemit në Kosovë janë ultranacionalistët shqiptarë që morën pushtetin atje dhe të cilët janë veçanërisht aktivë për të treguar muskujt e tyre para zgjedhjeve lokale (raundi i parë u mbajt më 17 tetor, ndërsa i dyti më 14 nëntor). “i cili në vitin 1999 nisi një agresion të NATO-s ndaj Jugosllavisë me synimin për ta shkëputur Kosovën nga Serbia, pa marrë parasysh viktimat e shumta njerëzore”, tha ajo.

Sipas saj, Perëndimi tani po përpiqet ta detyrojë Serbinë të heqë dorë nga interesat kombëtare dhe kujtesa historike.

“Kësaj radhe Mbretëria e Bashkuar ka inkurajuar drejtpërdrejt Kosovën. Perëndimi e aprovon përkeqësimin e situatës në Ballkan, prandaj ekstremistët e Kosovës në çdo moment mund të provokojnë konflikt në gadishull”, ka shkruar në Telegram zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

Zyrtarja e lartë ruse reagoi pas qëndrimit të ambasadorit britanik në Kosovë që hodhi poshtë në mënyrë kategorike ndarjen e Kosovës.

Advertisement

“Duket se Britania, elita politike e së cilës mburret se i përket një shoqërie shtetesh të qytetëruara, nuk mund të heqë qafe zakonet koloniale. Eksperimentet gjeopolitike të Londrës lënë gjurmë të kuqe të errëta. E vërteta është se aleatët euroatlantikë të Britanisë nuk janë shumë prapa”, përfundoi Zaharova.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy