“Rusia kërkon luftë në Ballkan”, Peleshi: Jemi të vëmendshëm, kemi rritur buxhetin për mbrojtjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rusia kërkon luftë në Ballkan”, Peleshi: Jemi të vëmendshëm, kemi rritur buxhetin për mbrojtjen

Alarmi i dhënë nga presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky se Rusia ka në plan të destabilizojë Ballkanin Perëndimor, po konsiderohet nga autoritetet shqiptare.

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ,tha se janë disa ngjarje që konfirmojnë këtë presion të shtuar nga Rusia.

 

Advertisement

Ne jemi vazhdimisht të interesuar e të shqetësuar për zhvillimet në Ukrainë sepse e kemi parë që pas luftës aty disa vatra tensioni janë riaktivizuar. Kemi agresionin e 24 Shtatorit, një agresion që meriton të quhet terrorist. Këto janë shenja jo të një kërcënimi aq të madh sa te flasim për luftë por gjithsesi duhet të jemi të vëmendshëm.

 

Nisur nga kjo situatë rritja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes me 2 % të prodhimit të brendshëm bruto për vitin që vjen, nuk është rastësi.

 

Advertisement

Ekuilibrat kanë ndryshuar, Shqipëria si anëtar i NATO është një nga vendet e para në NATO që me këtë buxhet arrin 2% të GDP në vitin që vjen, gjë qe na jep më shumë mundësi të modernizohemi, jo për tu përgatitur për luftë sepse nuk e mendojmë këtë skenar, është i papërfillshëm, për shkak të prezencës të NATO në rajon dhe Kfor në Kosovë. Mbrojta sot realizohet përmes shkurajimit, sa më shumë forcohet ushtarakisht NATO dhe çdo aleat i saj, përmes rritjes së kapaciteteve aq më lart shtyjmë skenarët me të këqij.

 

Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje se garancia më e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin është qenia pjesë e NATO-s e disa vendeve si dhe angazhimi për integrim në Bashkimin Europian.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy