Sa rrezikohet Shqipëria nga varianti Delta? Eugena Tomini: Qarkullon në moshën e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sa rrezikohet Shqipëria nga varianti Delta? Eugena Tomini: Qarkullon në moshën e re

Teksa varianti Delta i virusit ka vënë në alarm botën, zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi se edhe Shqipëria është njësoj e rrezikuar si vendet e tjera.

 

Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Tomini zbuloi se ky mutacion qarkullon te moshat e reja dhe në popullatën e pavaksinuar. Për këtë arsye, thirrja e saj është që qytetarët që nuk janë imunizuar akoma, ta bëjnë këtë sa më parë.

 

Advertisement

“Delta po qarkullon në moshën e re dhe në popullatën e pavaksinuar. Në kuadrin edhe të viruseve të tjera, kur ka transemtueshmëri, ka edhe mutacione. Si gjithë vendet e tjera, risku është i njëjtë edhe për ne. Bëjmë thirrje përkundrejt imunizmit të individëve, vaksina është jashtëzakonisht e mirë për të patur një kalim të lehtë. Duhet të vaksinohemi dhe të respektojmë masat e distancimit, edhe pse jemi të imunizuar. Mbetemi në kuadrin e parashikimeve, vjeshta parashikon edhe qarkullimin e viruseve të tjera. Të gjitha strukturat vendosen në alert për të përballuar situatën, COVID është ende prezent dhe është ende herët për të thënë që po shkojmë drejt fundit.”

 

Zëvendës ministrja shpjegoi edhe si do të bëhet vaksinimi 18+, pasi ministrja Ogerta Manastirliu dha lajmin për vaksinim të lirë.

 

Advertisement

“Ekspertët kanë rekomanduar ditët e hapura, pa kufizime. Do të jenë dy ditë të njëpasnjëshme, ku nuk do të ketë kufizim në orar dhe fasha do të jetë mbi 18+. E bëjmë këtë për të nxitur ata mosha që nuk u ka ardhur akoma fasha. Aktualisht janë mbi 1 milion vaksina që kanë ardhur në Shqipëri, ndërsa janë aplikuar mbi 930 mijë vaksina.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy