Sali Berisha sot në SPAK, kreu i PD do të pyetet për herë të parë për 21 janarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sali Berisha sot në SPAK, kreu i PD do të pyetet për herë të parë për 21 janarin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme do të paraqitet në SPAK për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen tragjike të 21 janarit të vitit 2011, ku u vranë 4 protestues, ngjarje për të cilën ish-kryeministri Berisha nuk është pyetur asnjëherë. Në një konferencë me gazetarët një ditë më parë, Berisha deklaroi se do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të prokurorit të posaçëm.

“Do shkoj, do jem aty. Ndonëse e deklaroj që sot që ky është një hetim politik, sepse ajo çështje është hetuar me ekspertë shqiptarë, ndërkombëtarë e me radhë”, tha Berisha.

Sipas Berishës prokuroria nuk ka hetuar një aspekt, dhunën e protestuesve të PS asokohe në opozitë.

“Edi Rama është përgjegjësi numër një, është organizatori kryesor. Shiheni kur bën me shenjë nga dritaret e mia. Dritaret kanë marrë gurë, kanë marrë plumba. Edhe po të mos ishin këto, unë do të shkoj dhe do t’i bëj gjyqin publik Edi Ramës. Jo vetëm Edi Ramës, nuk është vetëm. Prandaj dhe Sali Berisha nuk u thirr”, tha kreu i PD.

Advertisement

Deri tani SPAK ka pyetur edhe Lulzim Bashën, i  cili në 21 janarin e vitit 2011 mbante detyren e ministrit të Brendshëm./vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy