Salianji: Drejtësia t’i thyej “këmbët” gjobvënësve të PS

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për deputet në qarkun e Korçës, Ervin Salianji zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël dhe kreun e shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë, Albert Nasto.

Salianji , raporton Vizion Plus, tha se 8 vite më parë, Edi Rama përmes mashtrimeve dhe premtimeve të gënjeshtërta bëri për vete edhe shoqatat e biznesit të cilat sot janë të gjitha kundër tij.

Advertisement

 “Është kënaqësi e veçantë që pjesa më e madhe e juaja merren me biznes dhe për fat të mirë jeni edhe mbështeës të Partisë Demokratike. Siç nuk është sekret për tu thënë për publikun që shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm e mbështetën Edi Ramën.  Sepse në atë kohë premtoi aq shumë Rama, saqë e besuan edhe shoqatat e biznesit. Partia Socialiste ka fuqizuar vetëm Niko Peleshin dhe një shokun e tij. Kaq. Të gjithë bizneset e tjera janë në vuajte ku njerëz që nuk janë marrë asnjë ditë me biznes si Peleshi dhe kanë kthyer në biznes politikën. Duke i dhënë disave në mënyrë të pandershme tendera, duke ndihmuar në mënyrë të pandershme dhe duke favorizuar disa të tjerë, padiskutim që biznesi e ka më të vështirë.

Salianji tregoi angazhimin e marrë nga demokratët për biznesin e vogël.

Advertisement

“Nuk do të ketë 100 taksa, nuk do të ketë 100 kontrolle.  Do të jetë 0.5% e xhiros vjetore në vit dhe do të merret një pullë dhe do të vendoset tek dera e biznesit, dhe nuk do të ketë më taksidarë siç vijnë tani. Nga ana tjetër në programin e Partisë Demokratike është propozuar ulja e sigurimeve shoqërore”, premtoi Salianji.

Për ish-deputetin demokrat,Salianji,  koha për taksidarët dhe gjobvënësit do të marrë fund.

Advertisement

“Në 8 vite nuk bëjnë takime këta, as tani nuk po bëjnë takime se nuk kanë çfarë i thonë njerëzve sepse i kanë mashtruar gjatë gjithë kohës. Nuk për t’ia dalë as me presione dhe as me kërcënime. Nëse ka tatimorë, nëse ka drejtorë administrate që abuzon me detyrën në mënyrë figurative do t’i “thyhen” këmbët. Nuk kemi për t’i toleruar më. Do bëjmë kallëzim në SPAK për shpërdorim detyre. I kemi nën monitorim të gjithë. Këtë herë shit-blerja e votës, si ai që e shet por edhe ai që e ble dënohet me 5 vjet burg.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy